Lazio fiton me rezultat minimale ndaj Bolognas, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

20:03 | 19 Janar 2023

Lazio kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Lazio ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi që ka mposhtur Bolognan me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Felipe Anderson (33’)

Lazio do të jetë në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi që ka mposhtur Bolognan me rezultat 1-0.

Rasti i parë erdhi në minutën e 13-të të ndeshjes nga Mattia Zaccagni i Lazios por që goditja e tij ishte në mes të portës dhe Lukasz Skorupski bëri një pritje të mirë të topit.

Goli u shënua në minutën e 33-të. Pedro bëri një pasim të mirë te Felipe Anderson, i cili nuk e pati të vështirë që të shënonte gol dhe ta kalonte Lazion në epërsi.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Lazio rrezikoi menjëherë kur Mattia Zaccagni krosoi në zonë për Sergej Milinkovic – Savic por ai shpërdoroi këtë mundësi duke goditur mbi portë me kokë në minutën e 48-të.

Lazio ishte shumë afër të shënonte edhe në minutën e 70-të kur mysafirët e humbën një top në zonë por Anderson bëri një pritje të dobët që nuk pati problem për Skorupskin.

Deri në fund të ndeshje Bologna nuk arriti që të barazojë dhe ta dërgojë ndeshjen në vazhdimi duke lejuar kështu Lazion që të kalojë në rrethin e tretë të kësaj gare.

Komento: