Lazio ia shkakton humbjen e parë Atalantas, në Serie A.
Lazio ka shënuar fitore ndaj Atalantas, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mattia Zaccagni, në minutën e 10’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Felipe Anderson shnëoi edhe njëherë në minutën e 52’.
Në minutën e 90’, Atalanta mbeti me një lojtar më pak, pasi Luis Muriel, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Lazio pas fitores kalon në vendin e tretë me 24 pikë, pas 11 ndeshejve, derisa Atalanta një pozitë më poshtë, me pikë të barabarta.