Lazio po insiston për Marash Kumbullën.
Ishte objektivi i parë i Lazios në merkato dhe mbetet i preferuari për të përforcuar mbrojtjen bardhekaltër.
Marash Kumbulla ka mbetur në mendjen e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili vazhdon të ushtrojë presion për ta mbyllur marrëveshjen.
Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase nuk do të heqin dorë për aq kohë sa lojtari do të mbetet në treg.
Mësohet se Lazio ka ofruar 20 milionë euro plus kartonin e André Anderson. Me gjithë rezistencën e Veronës, drejtuesit lacialë nuk do të shtojnë ofertën “cash”, por mund të përfshijnë edhe një futbollist tjetër në bisedime.