
Do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Lazios dhe asaj të Interit.
Sonte do të luhet kryendeshja e xhiros së 24-të në Serie A.
Skuadra e Lazios do të jetë nikoqire e Inter, për derbin e xhiros së 24-të në Serie A.
Dy skuadrat po kalojnë në një formë spektakolare këtë edicion, duke konkurruar me Juventus për titullin e kampionit. Pozita e tyre në tabelë në bënë të mendojmë se sonte do të ketë spektakël në Romë.
Para kësaj ndeshje, të dy skuadrat përballen me disa lëndime. Mungesa kryesore e Lazios do të jetë Senad Lulic, i cili do të mungojë për tri javë.
Inter në anën tjetër nuk mund të llogarisë në Samir Handanovic, Stefano Sensi, Roberto Gagliardini, Këadëo Asamoah dhe Sebastian Esposito.
Më poshtë u sjellim 11-shet e mundshme startuese të dy skuadrave për këtë ndeshje.
Lazio: Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Jony; Correa, Immobile
Inter: Padelli; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Eriksen, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez