Lazio plot lëvdata për Muriqin.
Lazio të hënën mbrëma ka publikuar fotografi të Vedat Muriqi nga stërvitja intensive që po zhvillon për të qenë gati në takimin e fundjavës në Serie A.
“Një pirat në ekipin tonë”, ka shkruar klubi nga Roma në Facebook.
Muriqi ka disa ditë që ka nisur stërvitjet me Lazion, në fillim individualisht, dhe madje është paraqitur në një ndeshje kontrolluese brenda ekipit. Ai po sanon një lëndim e po ashtu kaloi koronavirusin, pas izolimit dy javor në Turqi.
Muriqi nuk është grumbulluar me Kosovën për ndeshjen vendimtare me Maqedoninë e Veriut e po ashtu për ndeshjet me Slloveninë dhe Greqinë, pasi pretendohej se nuk ishte në formën e duhur fizike.
26-vjeçari nuk ka debutuar ende për Lazion, teksa pritet që minutat e para t’i zhvillojë ndaj Sampdorias.