Lazio mezi fiton në Spezia

17:17 | 05 Dhjetor 2020

Lazio, fitore të vështirë në Spezia.

Lazio mezi ka fituar në Spezia. Edhe pse pjesën e parë djemtë e Inzaghit e dominuan takimin, në pjesën e dytë Spezia u tregua disa herë e rrezikshme dhe ishte afër për një moment për të barazuar rezultatin. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 1-2

Lazio ka fituar tri pikë të mëdha sonte në Spezia ku e ka mundur këtë skuadër me rezultat të ngushtë 1-2.
Pjesa e parë kaloi e tëra në dominim të Lazio ku sulmuesi me në formë i kësaj skuadre, Ciro Immobile shënoi gol në minutën e 15-të te ndeshjes pas asistimit të Savic.

Milinkovic-Savic do të shënonte edhe vetë në këtë ndeshje në minutën e 33-të. Ishte një gol i bukur i serbit i shënuar nga goditja e lirë.

Pjesa e parë spërfundoi me rezultat 0-2.

Në pjesën e dytë ishte Spezia ajo që mori ndeshjen në dorë.

Vendasit sulmuan që nga fillimi dhe erdhën të goli i parë në minutën e 64-të ku shënon Nzola me asistimin e Riccit.

Spezia kishte mundësi që të zvogëlonte epërsinë në minutën e 72-të por Marchizza e goditi atë jashtë.

Pas këtyre rasteve Lazio filloi të këndellët dhe shënoi në minutën e 74-të por Caicedo u pa që ishte në pozitë jashtëloje.

Spezia kthehet në lojë dhe ishte N’zola që përpak shënoi në minutën e 80-të golin e barazimit, por në vend ishte Reina që bëri një intervenim briliant.

Lazio do ta shënonte një gol në minutën e dytë shtesë të ndeshjes por ai u anulua nga VAR për shkak se Perreira ishte në pozitë jashtë loje.

Fitorja e ngret Lazion në vendin e 7 më 17 pikë, gjashtë pikë më pak se Milano që është në vendin e parë por më një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra italiane

Komento: