Lazio mposht Interin, i rrëmben edhe pozitën e dytë

22:46 | 16 Shkurt 2020

Lazio i rrëmben pozitën e dytë Interit.

Lazio e ka fituar derbin ndaj Inter me përmbysje të çmendur në pjesën e dytë ndaj Interit me rezultat 2:1.

Lacialët tashmë futen seriozisht në garën për titull, pas një fitore të madhe në ‘Olimpico’.

Gjithsesi, skuadra e Antonio Conte ishte ajo që shkoi më e relaksuar në dhomat zhveshjes pas pjesës së parë – me Ashley Young (44’) që realizoi golin e epërsisë.

Por pjesa e dytë ishte fatale për Zikaltërit, pasi pësuan dy gola për humbjen e parë në Serie A që nga viti 2019 – kur mposhteshin nga Juventusi.

Ciro Immobile (50’) barazoi fillimisht nga penalltia, ndërsa fitoren e madhe vendasve ia siguroi Milinkovic-Savic (69’).

Me këtë fitore, skuadra e Inzaghi ngjitet në pozitën e dytë me 56 pikë – një më pak se lideri Juventus – kurse Inter me 54 pikë renditen e treta.

Komento: