Lazio e fiton derbin ndaj Juventusit.
Lazio ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu të forcojë pozitën e dytë në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri triumfoi sonte në derbin e javës së 29-të, kundër Juventusit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultatin 2:1.
Sergej Milinkovic-Savic (38′) dhe Mattia Zaccagni (53′) shënuan golat e fitores për lacialët.
Ndërsa, golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Adrien Rabiot (42′).
Lazio pas kësaj fitore ka 58 pikë në pozitën e dytë në tabelë, kurse Juventusi është i shtati me 44 pikë.