Lazio regjistron fitoren e katërt radhazi, përforcon pozitën e dytë.
Lazio ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke përforcuar kështu edhe më shumë pozitën e dytë në tabelë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri fitoi në udhëtim kundër Spezias, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi me rezultatin 0:3.
Ciro Immobile (36′) shënoi nga penalltia për epërsinë fillestare të lacialëve, teksa pastaj fitorja u vulos me golat e Felipe Anderson (62′) dhe Marcos Antonio (89′).
Lazio pas kësaj fitore ka 61 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tetë më shumë se Roma e pozitës së tretë.
Spezia ndodhet në pozitën e 17-të me 26 pikë.