Pas gjashtë vitesh në klub, Giacomo Bonaventura është i gatshëm të ndajë rrugët me AC Milan.
Kontrata e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe kuqezinjtë nuk kanë qëllim ta rinovojnë atë.
Sipas një raporti nga Corriere Dello Sport, Lazio është e interesuar që ta transferoj Bonaventuran, përcjell ORAinfo.
Mesfushori arriti të sigurojë një asistim në ndeshjen kundër Lazios, duke treguar cilësitë e tij në fitoren 3-0.
Raportohet se kohëve të fundit janë përshpejtuar negociatat mes menaxherit të lojtarit dhe Lazios dhe shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet marrëveshja. /ORAinfo/