Lazio ka shënuar fitore të madhe kundër Empolit, merr tri pikë në ditëlindjen e Valon Berishës.
Lazio ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në përballjen kundër Empolit.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë startoi edhe reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, i cili sot feston ditëlindjen e tij.
Lazio shënoi fitore minimale me rezultatin 1:0, për të marrë tri pikë të arta, që e fusin skuadrën në zonën e Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Felipe Caicedo, kur po luhej minuta e 42’ e takimit. Ky gol erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.
Lazio kështu numëron 38 pikë, dy më shumë se Milan të cilët mbeten me një lojë më pak të zhvilluar.
Empoli në anën tjetër mbetet në pozitën e 17, me vetëm 18 pikë pas 23 xhirove të luajtura.