Lazio shënon fitore të madhe, rrëmben pozitën e katërt përkohësisht – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lazio shënon fitore të madhe, rrëmben pozitën e katërt përkohësisht

22:44 | 07 Shkurt 2019

Lazio ka shënuar fitore të madhe kundër Empolit, merr tri pikë në ditëlindjen e Valon Berishës.

Lazio ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në përballjen kundër Empolit.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë startoi edhe reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, i cili sot feston ditëlindjen e tij.

Lazio shënoi fitore minimale me rezultatin 1:0, për të marrë tri pikë të arta, që e fusin skuadrën në zonën e Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Felipe Caicedo, kur po luhej minuta e 42’ e takimit. Ky gol erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.

Lazio kështu numëron 38 pikë, dy më shumë se Milan të cilët mbeten me një lojë më pak të zhvilluar.

Empoli në anën tjetër mbetet në pozitën e 17, me vetëm 18 pikë pas 23 xhirove të luajtura.

Komento: