Lazio transferon talentin shqiptar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lazio transferon talentin shqiptar

00:20 | 18 Korrik 2019

Lazio e ka blerë edhe një lojtar shqiptar.

Tashmë është zyrtare, Angelo Ndrecka do të jetë pjesë e Lazios në sezonin e ardhshme.
Ka qenë klubi nga kryeqyteti italian që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar transferimin e 17-vjeçarit shqiptar, i cili spikati me moshat e Chievo, ndërkohë që edicionin që shkoi debutoi në Serinë A, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që u aktivizua në sezonin 2018-2019.

Ndrecka është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21, ndërkohë që me shumë gjasa këtë sezon do të aktivizohet te Primaverat e Lazios.

Përveç talentit shqiptar, Lacio bleu nga Chievo edhe kartonin e futbollistit tjetër Sofian Kiyine.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!