Lazio zyrtarizon Sarrin

17:55 | 09 Qershor 2021

Maurizio Sarri zyrtarizohet te Lazio.

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios, pasi është zyrtarizuar të mërkurën.

Sarri me Lazion ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe në postin e trajnerit zëvendëson Simone Inzaghin, i cili ka marrë drejtimin e Interit.

Paga vjetore e Sarrit te Lazio, do të jetë katër milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Sarri ka qenë i papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua nga Juventusi, pasi e fitoi titullin e kampionit të Italisë.

“Lazio bën të ditur se Maurizio Sarri është trajneri i ri i ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e Lazios.

Komento: