Lazoi transferon ‘Messin e Ri’

17:59 | 19 Korrik 2021

Mesfushori i ri argjentinas, Luka Romero do të jetë pjesë e skuadrës së Lazios.

16-vjeçari tashmë ka arritur në Romë dhe do të firmos me Lazion pas testeve mjekësore.

Romero te Lazio do të transferohet nga skuadra e Mallorcas për një dëmshpërblim minimal, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.

Me të firmosur kontratën, Romero do të jetë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri që tashmë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Romero ka debutuar në La Liga në muajin qershor të vitit të shkuar, me 15 vjet e shtatë muaj.

Ai pritet të firmos kontratë afatgjatë me skuadrën e Lazios.

Komento: