
Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka alarmuar për krizën e paprecedentë që sipas tyre po ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ata kanë thënëse mungesa e institucioneve po sjell humbje të mëdha.
Mungesa e institucioneve funksionale dhe mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare po sjellin humbje të mëdha financiare, duke penguar transformimin e Kosovës në një ekonomi më konkurruese dhe të qëndrueshme”,thuhet në komunikatë
Tutje , janë shprehur se Kosova rrezikon të mbetet prapa, duke humbur mbi 60 milionë euro parafinancim.
“Sipas të dhënave të LBK-së, që nga fillimi i vitit 2024 deri në gjysmën e parë të vitit 2025, Kosova ka humbur rreth 600 milionë euro për shkak të pamundësisë për të përfituar fonde ndërkombëtare në sektorë kyç si mjedisi, energjia dhe kultura.
Sipas tyre si pasoj e ngërqit institucional janë bllokuar 90 milionë euro nga Banka Botërorembeten të ngrira për shkak të mosfunksionimit
“LBK vlerëson se Kosova po humb mbi 1.2 milionë euro në ditë për shkak të krizës institucionale – një ngarkesë e rëndë për një ekonomi të brishtë dhe në fazë zhvillimi”,thuhet ne komunikatë.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për t’i dhënë fund ngërçit institucional.