LDK akuzon Vetëvendosjen: Familjarëve po u jep strehë në institucionet publike

11:54 | 09 Qershor 2021

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se që nga fillimi i mandatit e deri më tani vetëm ka filluar t’u jap strehë në institucionet publike, familjarëve dhe militantëve të saj.

Shkëmb Manaj nga kjo parti ka thënë se LDK po përcjell me shqetësim këtë trend, duke kërkuar kështu të ndërpritet sa më shpejtë.

“LVV prej momentit që ka ardh në pushtet vetëm ka filluar tu jap strehë familjarëve. LDK po e përcjell me shqetësim këtë trend dhe kërkon që ky trend të ndërpritet sa më shpejtë që është e mundur. Këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së ndërmarrjeve publike”, tha Manaj.

Ai tutje ka theksuar se qeveria po shpërfaqë arrogancën e numrave. Sipas tij ky nuk është shqetësimi i vetëm që ka LDK-ja në raport me Qeverinë Kurti, duke shtuar se edhe institucionet e drejtësisë po tentohen të frikësohen nga pushtetarët.

“Është shqetësues fakti se zyrtarë të lartë të partisë në pushtet që kanë akuza po i qasen me arrogancë po dhe tentojnë të frikësojnë gjyqtarët, vetë ministrja e drejtësisë tenton të frikësojnë prokurorin e lëndës”, nënvizoj Manaj.

Çdo ditë kemi lajme në medie se ministrja e Drejtësisë, ofendon prokurorin, deputetja e partisë

Të gjitha këto veprime për partinë në pushtet tashmë janë bërë normale, ndërsa ne jemi të shqetësuar për këtë qasje ndaj institucioneve të drejtësisë.

Komento: