Sekretari i Degëve për Jashtë në LDK, Sokol Haliti, për FrontOnline, ka komentuar publikimin nga Ambasada e Kosovës në Austri, për një tubim me bashkatdhetarë ku të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla.
Haliti thotë se instrumentet shtetërore nuk duhet përdoren për partitë politike.
”Tubimet partiake e kanë veprimtarinë e vetë, instrumentet shtetërore për partinë nuk shfrytëzohen, nuk është e lejuar’’ thotë ai.
Haliti, potencon se janë kujdesur që madje në fushata zgjedhore të mos i përdorin as veturat zyrtare.
‘’Ne jemi kujdes që edhe në fushata zgjedhore, pas orarit të punës të mos shfrytëzohen as veturat zyrtare, pra duhet me u nda partia nga shteti’’ potencon ai.
Për të, ambasadat duhet me luajtur rol që të angazhoehn për interes të vendit, e jo për tubime paraelektorale.
‘’Ambasada duhet me e luajtur rolin e saj sepse kanë për çka ato të angazhohen edhe duhet me u angazhuar për interes të shtetit e jo për tubime paraelektorale’’ u shpreh Haliti për FrontOnline.