LDK: Bordi i ZRRE’së të shkarkohet urgjentisht, kriza energjetike do të thellohet në vjeshtë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LDK: Bordi i ZRRE’së të shkarkohet urgjentisht, kriza energjetike do të thellohet në vjeshtë

10:51 | 07 Korrik 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar sërish shkarkimin urgjent të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke thënë se është bord i paaftë dhe jo profesional.

Sipas kësaj partie, pushteti kontribuoi në vazhdimin e varfërimit të qytetarëve me votën kundër mocionit për shkarkimin e bordit të ZRRE’së, mocion ky që u iniciua nga LDK’ja.

“Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij.

Ky bord duhet të shkarkohet në mënyrë urgjente, dhe të emërohet një bord që ka aftësinë dhe pavarësinë për të menaxhuar krizën që mund të rikthehet”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

Njoftimi i plotë:

Bordi i ZRrE-së ka dështuar, duke dyfishuar çmimin e energjisë elektrike dhe duke ia humbur mbi 100 milionë euro taksave të qytetarëve të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka inicuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Derisa, partia në pushtet duke votuar kundër shkarkimit të Bordit, edhe njëherë doli në mbrojtje të shtrenjtimit të energjisë, duke kontribuar në vazhdimin e varfërimit të qytetarëve.

Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij.

Ky bord duhet të shkarkohet në mënyrë urgjente, dhe të emërohet një bord që ka aftësinë dhe pavarësinë për të menaxhuar krizën që mund të rikthehet.

Komento: