LDK dënon plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

22:13 | 06 Janar 2023

LDK-ja dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Kështu ka thënë zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi.

“Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më”.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje. Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë”.

Komento: