LDK dënon ashpër vjedhjen e bustit të Smajl Hajdarajt.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e thellë me rastin e vjedhjes së bustit të veprimtarit dhe ish-deputetit të LDK-së.
LDK-ja dënon ashpër këtë akt të shëmtuar dhe i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.
Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar së më 13 shtator është vjedhur busti i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarajt, në shkollën fillore në Pejë që mban emrin e tij.
“Ankuesi mashkull k-shqiptar ka raportuar se në shkollën fillore persona të panjohur kanë vjedhur bustin e dëshmorit Smajl Hajdaraj. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.