LDK dhe VV heshtin, nuk dihet ende kur do të arrihet një marrëveshje

17:50 | 19 November 2019

Ende nuk dihet se kur do të arrihet një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se janë dakorduar me Vetëvendosjen që të heshtin derisa të arrihet një marrëveshje finale mes dy partive

Hoti sot në Imazh të RTK’së ka thënë se për një pjesë të madhe të temave, tashmë kanë gjetur pajtueshmëri.

‘’Jemi dakordu që të rezervohemi derisa nuk ka diçka finale, një marrëveshje. Jemi dakorduar për një pjesë të madhe të temave. Në detaje nuk mund të shkojmë derisa nuk përmbyllet komplet marrëveshja’’. ka thënë Hoti.

Komento: