LDK dhe VV votuan kundër ligjit për vlerat e UÇK-së

12:06 | 13 Gusht 2020

VV-ja dhe LDK-ja nuk e votojnë Ligjin për UÇK-në.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Projektligji kthehet prapë për votim në ndonjë rast tjetër.

Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për dhe një kundër. Abstenime nuk pati.

Ky projektligj ka hasur në kritika të mëdha nga faktori ndërkombëtar, ndërkohë që ka ndarë edhe skenën politike në vend.

Në votim të këtij projektligji nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shumica e deputetëve të LDK-së.

Komento: