LDK dorëzon në Kushtetuese komentet lidhur me pezullimin e dekretit të Thaçit

14:01 | 08 Maj 2020

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, Shkemb Manaj dhe Driton Selmanaj, kanë dorëzuar para pak çastesh komentet e partisë së tyre rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi me të cilin kishte nominuar Avdullah Hotin për kryeministër, meqë s’kishte marrë kurrfarë përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje si parti që kishte fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kushtetuese komentet për masën e përkohshme të këtij institucioni ndaj dekretit të Thaçit.

Në emër të kësaj partie, komentet janë dorëzuar nga shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi si dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Gashi para gazetarëve tha se presin një vendim të drejtë dhe fer nga Gjykata Kushtetuese.

“Dorëzuam në GJyjatë Kushteuese komentet në emër të GP të LDK dhe po ashtu disa kolegë deputet kanë dorëzuar komente me rastin që ka të bëjmë me masën e përkohshme. Por presimin gjykimin final besojmë se do të kemi gjykim fer dhe të drejtë”, ka deklaruar Gashi.

Tutje, ai tha se janë në fazën finale të planit qeverisës, dhe se më së largu deri nesër ai do të jetë i finalizuar.

“Jemi në fazën finale të përfundimit të palanit qeverisës jemi në përfundimni e pakosë ekonomike që pritet të aprovohet në ditët e para të qeverisë së re. Kryeministri Hoti është i gatshëm të marrë përsipër trajtimin e këtyre çështjeve”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i kishte vendosur më 1 maj masë të përkohshme dekretit të presidentit Thaçi që e mandaton Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Masa e përkohshme do të zgjasë deri më 29 prill

Komento: