LDK,ka dhënë një komunikatë për media.
Lidhja Demokratike e Kosovës, pas votimit në Kuvend të raportit hetimor të hartuar nga komisioni për rastin ‘Gylenistët’ përmes një komunikate për media kanë shkruar se me anë të këtij raporti nxjerrët qartë përgjegjësi që qëndron prapa deportimit, raporton Gazeta Express.
“Pas shumë shtyrjeve dhe sabotazhit të punës së Komisionit Hetimor lidhur me deportimin e shtetasve turq, sot Kuvendi i Kosovës e miratoi raportin ku specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës, Ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj”, thuhet në komunikatën e LDK’së.
Sipas LDK’së, raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë, derisa sipas përfundimeve të arritura bëhet e qartë se kush është përgjegjësi që qëndron prapa deportimit.
‘Përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e 6 turqve. Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase”, shkruhet në komunikatë.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar sot pro shqyrtimit të raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës gjithsej ishin 68 deputetë, nga ku 58 votuan pro, 2 kundër, dhe katër abstenime.
Gjithsej në votim elektronik u regjistruan 64 vota, dhe një votë me dorë./