Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur e para në një sondazh live të realizuar në emisionin “Adresa”, në Kanal1o.
Nga 100 telefonata të realizuara, LDK-ja ka dalë fituese me 49% të votave.
Ndërsa, partia e dytë me më së shumti vota ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 30%.
Në ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë shprehur përkrahjen që e kanë edhe për VV-në, AAK-në dhe partitë e tjera politike.
Pas marrjes së 100 telefonatave, LDK ka dalë fituese me 49%,e pasuar nga PDK me 30%, e treta ka dalë Vetëvendosje me 16 %, ndërsa AAK ka marrë 5% dhe Lista për familjen 0%./Gazeta10/