LDK emëron Kryesinë e re, kjo është përbërja

11:12 | 15 Prill 2026

Pas Kuvendit të 31 janarit, ku u rikonfirmua Lumir Abdixhiku në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ai ka emëruar edhe Kryesinë e re të partisë.

Vendimi, sipas komunikatës për media, mbështetet në autorizimet për “riorganizim të thellë politik”.

“Kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, qëllimi i këtij ndryshimi është forcimi i brendshëm i partisë dhe rritja e efikasitetit vendimmarrës.

“Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm”, theksohet më tej.

LDK e ka konsideruar këtë fazë si kalimtare.

“Kjo përbërje vjen edhe si rezultat i një faze të ndërmjetme organizative”, njofton partia.

Komento: