LDK fitoi betejën në Kushtetuese kundër Qeverisë, Hoti: Sistemet e komanduara kanë dështuar

12:52 | 24 Nëntor 2023
ldk-fitoi-betejen-ne-kushtetuese-kunder-qeverise,-hoti:-sistemet-e-komanduara-kane-deshtuar

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Hoti ka thënë se LDK-ja beson në ekonominë e tregut, konkurrencë e lirë dhe në iniciativën private për të ardhme e zhvillim.

Deputeti Hoti ka thënë se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe se ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot.

Reagimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Komento: