LDK flet për programin e Qeverisë Kurti për ekonomi: I zbrazët, pa shifra

10:51 | 12 May 2021

LDK kritikon programin e Qeverisë Kurti për ekonomi: I zbrazët, pa shifra.

Besian Mustafa nga LDK-ja ka kritikuar programin e Qeverisë së Kosovës për synimet në fushën e ekonomisë.

Në një konferencë për media, Mustafa tha se planprogrami është i zbrazët, pa plan konkret dhe pa shifra, njofton Klan Kosova.

“E konsiderojmë absurde që programi i Qeverisë premton zhvillim ekonomik pa thënë asnjë fjalë se sa do të jetë rritja ekonomike? Sa do të jetë buxheti pas katër vjetëve? Sa kosovarë do të jenë të papunë? Sa do të jetë deficiti tregtar? Sa do të jenë investimet e huja? Sa do të rritet prodhimi vendor?”.

Mustafa ka thënë se Qeverisë Kurti i mungon edhe plani për rimëkëmbje ekonomike pas goditjes që ka pësuar nga pandemia.

“Për t’u bërë hapja dhe rimëkëmbja e shpejtë e sektorit privat duhet bërë edhe vaksinimi i shpejtë. Mirëpo, në këtë program përkundër premtimeve për ndryshime të mëdha nuk ka plan për rimëkëmbje, nuk ka masa, nuk ka buxhet. Shumë fjalë, asnjë masë, asnjë shifër. Asnjë projekt i ri kapital për katër vjetët e ardhshme”.

Komento: