Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit.
Qindra qytetarë, përkrahës të partisë, janë tubuar në ”Pallatin e Rinisë në Prishtinë, për të ndjekur nga afër shpalosjen e programit në krye me Lumir Abdixhikut, si dhe prezantimin e kandidatëve për deputet, nga radhët e kësaj partie.Brohoritjet si ”Rugova”, “Kryemnistri Lumir Abdixhiku”, ”Na jemi gati”, po dëgjohen përgjatë tubimit.
Për të gjithë qytetarët që bredhin për shërim nëpër botë, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u zotua për ndërtimin e spitalit të ri të Kosovës në vlerë 500 milionë euro.
Me lokacion të ri, ndërtesa dhe pajisje të reja, Abdixhiku tha se Kosova do të bëhet “me shëndetësi moderne.”
“Për të gjithë qytetarët tanë, që bredhin për shërim nëpër botë, për të gjitha familjet tona, këtu në Kosovë, do të ndërtojmë Spitalin e Ri të Kosovës, me plot 500 milion euro investim në të.
Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja – shëndetësi moderne siç e meriton vendi jonë bukur e përrallor!” – tha ai.