LDK i kërkon kryeministrit Kurti që të raportoj për dialogun në Kuvend

13:37 | 07 Shkurt 2023

LDK kërkon nga Kurti që të raportoj për dialogun në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen Kosovë-Serbi.

Nga kjo parti përmes një njoftimit për media kanë thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane.

Çdo devijim sipas LDK-së, nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e qeverisë aktuale.

LDK, përmes njoftimit ka kërkuar raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut.

“Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, kanë thënë nga kjo parti.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti të hënën takoi të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga i cili ai në parim pranoi propozimin e BE-së (planin franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Komento: