LDK ia merr një asambliste në Prizren partisë së Ramush Haradinajt

17:38 | 18 Tetor 2024
ldk-ia-merr-nje-asambliste-ne-prizren-partise-se-ramush-haradinajt

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se asamblistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Agnesa Sinanaj ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Selmanaj ka thënë se nga sot do të punojnë bashkë në të mirën e qytetarëve.

“Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, znj.Agnesa Sinanaj i bashkohet LDK-së dhe rrugëtimit tonë për t’a ndryshuar modelin qeverisës në Prizren dhe forcimimin e bashkëpunimit me qytetarët”, ka shkruar Selmanaj.

Komento: