LDK-ja dënohet sërish nga inspeksioni i Prishtinës me 2 mijë euro

17:11 | 20 Janar 2021

Inspeksioni i Prishtinës e dënon LDK’në sërish me 2 mijë euro.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me dy mijë euro, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të tij, LDK’ja është gjobitur për shkak të shkeljes së ligjit anti-Covid dhe masave që janë në fuqi.

“Askush mbi ligjin! Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”, ka njoftuar ai.

Sipas Ligjit anti-Covid ndalohet çdo grumbullim i më shumë se pesë personave në hapësira të mbyllura.

Komento: