Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur tubimin përmbyllës me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnin dardan.
Aktualisht, LDK-ja i ka stërmbushur sheshet e kryeqytetit për tubimin, siç e kanë quajtur ata, më të madh elektoral në vend.
Pas himneve, LDK-ja para numrit të jashtëzakonshëm të qytetarëve shfaqi edhe një historik për presidentin Ibrahim Rugova./Gazeta10