LDK-ja e sakrifikon Kujtim Shalën për Doarsa Kica-Xhelilin në Komisionin për Punë të Jashtme

12:21 | 15 Shtator 2022

Kujtim Shala i lë vend Doarsa Kicës, LDK-ja e bën deputeten e re anëtare të këtij komisioni

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili u paraqit sot në seancën e Kuvendit si deputete e LDK-së.

Në seancën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputetët që do ta zëvendësonin atë në komisione parlamentare, ndërsa LDK-ja e bëri anëtare të një Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ajo u bë anëtare e këtij komisioni, duke e zëvendësuar Kujtim Shalën.

Deputetët miratuan propozimin e LDK-së, ashtu siç u miratuan edhe zëvendësimet e LVV-së.

Komento: