LDK-ja kërkon t’i shtohet një pikë rezolutës, Kuvendi në pauzë 10 minuta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LDK-ja kërkon t’i shtohet një pikë rezolutës, Kuvendi në pauzë 10 minuta

15:49 | 15 Janar 2022

LDK-ja kërkon t’i shtohet një pikë rezolutës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që rezolutës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria t’i shtohet një pikë.

Sipas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pika që propozohet t’i shtohet rezolutës është që “Kuvendi kërkon nga Qeveria të përdorë praktikat më të mira ndërkombëtare e të jetë në koordinim me partnerët strategjikë në interes së ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe sovranitetit”.

Për këtë çështje Kuvendi ka marrë pauzë të shkurtër. Pas përfshirjes së pikës, Gashi ka thënë se LDK-ja do ta votojë rezolutën.

AAK-ja ka dalë pro rezolutës së VV-së.

Komento: