LDK-ja lëshon sallën e Kuvendit, kjo është arsyeja

17:14 | 22 Shkurt 2022

Deputetët e LDK-së kanë dalë nga salla e Kuvendit ku po mbahet seanca, pasi nuk janë pajtuar me anashkalimin e disa pikave që ishin në rend të ditës.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj deklaroi se ata nuk pajtohen me menyrën se si po barten pikat e rendit të ditës pa mocion procedural.

“Respektimin e rregullores, duhet dikush të respektojë një kërkesë për mocion procedural për tu shtyrë dhe bartur për seancë tjetër, një çështje që kemi votuar për rend të ditës. Nuk mundemi kështu, s’janë ministrat hajt po këqyrim deri të kthehet dikush. Kjo s’ka funksionuar asnjëherë edhe me rregullore është e përcaktuar”, tha Selmanaj.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, gjatë seancës tejkaloi dy pikat e rendit të ditë për shkak të mungesës së paraqitjes së dy projektligjeve nga ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku dhe ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci dhe kjo bëri që LDK-ja ta lëshojë sallën e Kuvendit.

Komento: