LDK-ja me kërkesë për vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Prizren

11:03 | 09 Mars 2024
ldk-ja-me-kerkese-per-vendosjen-e-shtatores-se-ibrahim-rugoves-ne-prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ka bërë kërkesë për vendosjen e shtatore së presidentit Ibrahim Rugova në Prizren.

Shefi i asamblistëve të LDK në Prizren, Haziz Hodaj, në një deklaratë për Telegrafin tha se përmes një kërkesë i janë drejtuar kuvendit komunal të Prizrenit dhe kryetarit Shaqir Totaj.

“Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova do t’i bënte nder Prizrenit”, tha ai.

Sipas tij, një kërkesë e tillë është mirëpritur nga kryetari Totaj, gjersa shprehur bindjen se edhe vendimi i kuvendit komunal lidhur me këtë do të jetë unanim.

Komento: