LDK-ja nesër mban mbledhje

18:04 | 10 Maj 2019

Nesër LDK do ta ketë një konferencë për mediat.

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm.

Mbledhje do të mbahet nesër në ora 13:00, derisa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit do të dalë në një konferencë për media.

“Nesër (e shtunë), më datë 11 maj 2019, në orën 13:00, në Selinë e LDK-së, nën kryesimin e kryetarit Mustafa, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet, janë të mirëpritura të marrin pamje, në orën 13:00. Pas përfundimit të takimit, kryetari Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

Komento: