LDK-ja nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm, diskuton për koalicionet parazgjedhore

18:32 | 22 August 2019

Vendi së shpejti do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai tha se LDK-ja pritet që nesër të marrë disa vendime të rëndësishme sa i përket zgjedhjeve që pritet të mbahen në fillim të tetorit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty do të këtë disa vendim. Njëri pritet të jetë zgjedhja e kryesisë së re dhe po ashtu do të ketë debat dhe diskutime se si do të shkojmë në zgjedhje. Besoj që nesër do të kemi një vendim dhe normalisht do të autorizohet kryesia për angazhimet e mëtejme për zgjedhje”, tha Gashi në një intervistë në Klan Kosova.

Gashi gjithashtu tha se nesër mund të vendoset edhe për kandidatin për kryeministër nga kjo parti, përderisa foli edhe për kandidatët për deputetë.

“Pres që LDK-ja do të përballet suksesshëm në këto zgjedhje. Do të konfirmohet me votë që do të përkthehet me ulëse në Kuvend, e më pastaj edhe me marrjen e përgjegjësive qeverisëse”.

“Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja kanë qenë të suksesshëm. Pres që të gjithë nga ta të rikandidohen për deputetë”.

Komento: