Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të pranoj ftesën për debat me kandidatin për kryeministër të LDK-së, Albin Kurti.
Në konferencën për media, Mustafa tha se Kurti ende nuk është përgjigjur për ftesën e Abdixhikut që debati të mbahet në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe. Dhe sipas tij ky debat do të mbahej live vetëm rreth një teme të ardhmen e Kosovës
“Po ju pyes të gjithëve. A nuk është kjo gjëja më e rëndësishme.A nuk e meriton populli i Kosovës një debat të vëretetë që të shoh se kush do të kujdeset më mirë për të ardhmen e tyre. Kush i ka planet më të mira. Kush ka aftësi për të realizuar këto plane. Kush ka ekipin për të realizuar këto plane. Unë e di se përgjigja është e qartë. Por, Kurti do duhej të paktën t’i përgjigjej qytetarëve, t’i përgjigjet popullit”, ka thënë Mustafa.
Ai ka ripërsëritur thirrjen në adresë të Kurtit.
“Ne i bëjmë thirrje edhe një herë eja në debat. Kudo dhe kurdo. Populli i Kosovës e meriton dhe po e kërkon këtë debat”, tha ai.
Mustata ka prezantuar agjendën e Abdixhikut për fushatë sot duke filluar me takimin me qytetarët e Gjilanit, pastaj tubim elektoral, qyteti i vjetër i Prishtinës, takim me qytetarët e Batllavës, si dhe takim me tifozët Dardanët.