LDK-ja s`mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku u votua projektligji për Specialen

09:20 | 05 Tetor 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme te Komisionit për Legjislacion, ku në mënyrë unanime është votuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e LDK-së që është anëtare në këtë komision është Doarsa Kica-Xhelili.

Disa nga deputetët anëtar të këtij komisioni kanë bërë me dije se nuk i din arsyet e mungesës së deputetes së LDK-së në këtë mbledhje.

Komento: