LDK jep ide qysh Kosova do të përfitonte me shumë nga Samiti i Berlinit

12:46 | 25 April 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës po vlerëson se me një unitet më të madh të faktorit politik, Kosova mund të pëfitonte shumë nga Samiti i Berlinit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë po të kishte më shumë unitet, Kosova mund të përfitonte nga Samiti i Berlinit

Por sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë as dakordim dhe as legjitimitet për ta përfaqësuar vendin në Berlint, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Për çështjen më të rëndësishme sot për vendin, dialogun me Serbinë, institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim dhe as legjitimet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin. Mospajtimet mbi heqjen e taksës e bëjnë këtë çështje edhe më të ndërlikuar.

Kështu, pa legjitimitet dhe pa dakordim për dialogun, si dhe me mosmarrëveshje për taksën, do të shkohet në Berlin, prej të cilit takim sikur të ishim unik mund të shpresonim për shumë përfitime.

Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon. Ky vullnet progresiv tashmë është shfaqur edhe nga Gjermania edhe nga Franca.

Mirëpo, kështu pa strategji dhe të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini. Për rrjedhojë partnerët PAN-it do të vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin, duke mos lënë anash nga akuzat e tyre edhe partnerët tanë të dëshmuar ndërkombëtarë.

Komento: