LDK mban zgjedhjet e brendshme më 19 nëntor

16:34 | 27 Tetor 2023
ldk-mban-zgjedhjet-e-brendshme-me-19-nentor

Zgjedhjet e brendshme në LDK, do të mbahen më 19 nëntor.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai, ka treguar se në të njëjtën ditë do të prezantohet edhe programi “Rruga e Re”.

Postimi i tij i plotë:

Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statusit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023.

Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’.

Le të ketë festë!

Le të ringritemi si një.

Komento: