LDK me dy fjali e përmbledh takimin Mustafa – Ahmeti

14:33 | 30 May 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin për të diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.

Përmes një komunikate për media LDK thotë se në këtë takim ka pasur pajtim se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, përcjell ORAinfo.

“Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas njoftimit, Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë. /ORAinfo/

Komento: