LDK me tubimin më të madh elektoral, Abdixhiku: Fitorja tashmë është mes nesh

19:08 | 08 February 2025
ldk-me-tubimin-me-te-madh-elektoral,-abdixhiku:-fitorja-tashme-eshte-mes-nesh

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës, më të madhin elektoral të saj.

Nga ky tubim kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku tha se njerëzit po i japin vendit tubimin më të madh elektoral.

Sipas tij, sonte LDK shënon një moment definues të historisë së popullit. Sepse shënohet kryengritja e djathtë kombëtare- si thirrje monumentale e popullit të Kosovës.

“Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, tha Abdixhiku.

 

Komento: