
Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër do i mbajë dy seanca. E para do të jetë fjalimi vjetor i Presidentës së shtetit, Vjosa Osmani, drejtuar deputetëve të Kuvendit, i cili fillon në ora 09:30 dhe seanca e dytë do të jetë Shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Partia tjetër opozitare, LDK ka konfirmuar pjesëmarrjen në dy seancat e nesërme.
Këtë gjë, për FrontOnline e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi.
‘’Po, do të marrim pjesë’’ tha ai për FrontOnline.
‘’LDK do të merr pjesë në dy seancat’’ tha shkurt udhëheqësi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi për FrontOnline.
Pjesëmarrjen në dy seancat e nesërme e ka konfirmuar edhe PDK-ja, partia tjetër opozitare, derisa AAK ka refuzuar pjesëmarrjen.