LDK niset drejt Kuvendit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LDK niset drejt Kuvendit

14:19 | 26 Dhjetor 2019

Në orën 15:00 pritet të mbahet séance konstituive.

Disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë mësyrë objektin e Kuvendit të Kosovës për të qenë gati në seancën konstituive të paraparë të nis në ora 15:00.

Megjithatë bashkë me ta u pa edhe bashkëpartiakja e tyre, Nënkryetarja Vjosa Osmani, porse ajo ndërroi destinacion duke u futur në zyrën qendrore të Lidhjes Demokratike, njofton Klan Kosova.

Ndërsa po ndante diskutim me kolegët e saj rreth mbarëvajtjes së seancës së parë për legjilaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është dëgjuar të ketë thënë: ”me këmbë të hajrit”.

Komento: