
Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po vazhdon të përballet me tensione.
Pas, raportimit të mediave për konflikte në mes të atyre që kanë pretendime për karrige në strukturat e LDK-së në Podujevë, ka reaguar ky subjekt politik.
Përmes një njoftimi, LDK, ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, në të gjitha nëndegët e saj.
“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, sot ka përmbyllur me sukses kuvendet zgjedhore në të gjitha nëndegët e saj. Procesi zgjedhor në degën tonë është karakterizuar me një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë, ashtu siç i ka hije degës më të madhe në Kosovë, e cila përherë ka dalë fituese në të gjitha zgjedhjet”, thuhet në njoftim.