“LDK nuk merr pjesë në dialog”, reagon anëtarja e kryesisë së LDK-së

20:08 | 18 Maj 2021

Gaxherri: Kurti po sillet si arrogant

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Gaxherri thotë se Lidhja Demokratike pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga kryeministri Kurti në tavolinën e dialogut. Derisa thekson, se Kosova nuk duhet të ik nga kjo e fundit.

“LDK, pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga institucionet e saja në këtë rast nga Kryeministri Kurti. Dialogu me Serbinë nuk është proces i lehtë, bazuar në sjelljen jokonstruktive të Serbisë, por Kosova me asnjë kusht nuk duhet të ik nga tavolina e dialogut, duke respektuar kushtetuten e Republikës së Kosovës, sovranitetin, integritetin teritorial të Kosovës”, thotë Gaxherri.

Gaxherri e sheh teje shqetesuese faktin që, sipas saj, Kurti nuk ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun.

Tutje Gaxherri konfirmon se, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e dialogut.

“Është shqetësuese që kryeministri aktual, flet dhe sjellet me arrogancën e numrave, fuqisë elektorale dhe partive opozitare, shoqërisë civile si dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi, nuk ju ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun, ne së paku nuk e kemi dëgjuar ende Kurtin për platformën që ka ai për dialogun. LDK, nuk do jetë pjesë e dialogut, por do jetë monitoruese dhe gardiane e pakompromis në lidhje me këtë temë përmes kuvendit të Kosoves”, ka thënë ajo për Gazeta Blic.

Komento: